spot_img

Kosova si Kroacia?! Mos shihni ëndrra!

spot_img

Shkruan: Alban Lumi

Ndër befasitë më të këndshme të fundit në futbollin botëror, pa mëdyshje ka qenë kombëtarja e Kroacisë. Madje brenda 24 viteve tri herë hyri ndër tri, katër kombëtaret më të forta të botës.

Derisa në vitin 1998 morën medaljen e bronztë, katër vjet më parë dolën të dytë e tani në Katar sërish janë në garë për pozitën e tretë.

Fakti që Kroacia diku mbi një milion e ca më shumë se Kosova e dikur funksionoin me një shtet, ndoshta ka mjaftuar që nga disa të bënin krahasime futbollin tonë me të tyre.

Futbolli në Kroaci në ish shtetin e përbashkët ka qenë ndër më të zhvilluarit, skuadrat e tyre e thonin fjalën kryesore në ligë, përfaqësuesja kishte ndoshta bazën në kroatët. Madje nga trashigimia më së shumti përfitoi Kombëtarja Kroate me lojtarët si Shuker, Prosineçki, Boban, Biliç, Jarni, Staniç, Asanoviç, etj lojtar që kishin veshur fanellen e ish shtetit para se të korrnin suksese me Kroacinë.
Andaj suksesi nuk ka qenë rastësi si i përnjëhershëm.

Ndërsa futbolli i Kosovës vazhdimisht i persekutuar, lavdinë e vet e kishte mbështetur tek Prishtina e viteve 80-ta, kur një fitore ndaj pretendentëve për titull ishte gëzim sikurse me u shpall kampion.

Por më e keqja erdhi në dekadën pasuese, futbollistët e Kosovës u dëbuan nga stadiumet dhe deri pas çlirimit i zhvillonin ndeshjet në terene të improvizuara, livadhe-fusha. Qëllimi ishte mbajtja gjallë e njërës nga pesë shtyllat kryesore të Republikës së Kosovës, sportit përkatësisht futbollit në këtë rast.

Por problemet nuk u ndalën me rikthimin në stadiume, tani u ballafaqua futbolli i Kosovës me izolimin ndërkombëtar, deri kur në vitin 2016 FFK u bë pjesë e FIFA-s.

Tani kemi kombëtaren dhe klubet tona, që paraqiten në arenën ndërkombëtare. As optimistët më të mëdhaj nëse bazohen në këto fakte nuk mund të presin rezultatet e Kroacisë edhe për një kohë.

Kosova për këto pak vite, garon në kategorinë e tretë të futbollit për kombëtare e jo në të katërtën aty ku e nisi. Ka shënuar progres edhe në renditjen e përgjithshme dhe në numrin e pjesëmarrjes së klubeve në garat evropiane, tani kemi katër sosh. Kampioni i Kosovës, Ballkani garoi në grupe të Ligës së Konferencës.

FFK tani posedon shtëpinë e vet me hapësira e komoditet të kohës për punë.

Kosova ngec në infrastrukturë, detyrë primare e institucioneve të shtetit por që është e ndërlidhur ngusht me avancimin e talentëve.

Falë punës dhe angazhimit të Kryetarit të FFK, Agim Ademi me bashkëpunëtor, të cilët në radhë të parë i ka klubet, besimin e të cilëve e mori për herë të dytë, organzimi në të gjitha ekipet e kombëtares nuk dallon nga ato evropiane. Hijeshinë aseteve të FFK ia ka shtuar Kampi Nacional në Hajvali, e shumë programe e punë të bëra.

Andaj është e turpshme të shohim ftyra publike të vjellin vrerë, të cilët pa asnjë arsye sulmojnë në përgjithësi futbollin kosovar pa guxuar të prekin fakte të caktuara, pasi siç duket nuk ekzistojnë…

spot_imgspot_img
spot_img

NGJARJE TË TJERA

spot_img
spot_img