spot_img

Kosova të marrë mësim/ FIFA përjashton Sri Lankën, shkak ndërhyrjet politike

spot_img

Organi qeverisës i futbollit FIFA ka pezulluar federatën kombëtare të Sri Lankës. Vendimi u publikua nga shtëpia e futbollit botëror, të dielën, një muaj pasi e i bëri vërejtjen e fundit për shkak të ndërhyrjeve politike.

Ndëshkimi i Federatës së Futbollit të Sri Lankës erdhi pasi Ministria e Sporteve e këtij vendi prezantoi një sërë rregulloresh që rrezikonin autonominë dhe pavarësinë e organeve kombëtare sportive, duke përfshirë Federatën e Futbollit të Sri Lankës (FFSL).

Ky vendim duhet të marrë vëmendje edhe në Kosovë, për shkak se kohët e fundit veprimet e disa prej zyrtarëve të MKRS-së në procesin e licencimit të FFK-së shumë lehtë mund të vlerësohen si ndërhyrje politike dhe të kenë pasoja të mëdha për futbollin tonë.

Në bazë të këtij vendimi, FIFA ka njoftuar se Federata e Sri Lankës i ka humbur të gjitha të drejtat e anëtarësimit, siç përcaktohet në nenin 13 të Statutit të FIFA-s, deri në një njoftim tjetër. Kombëtarja dhe klubet e këtij vendi nuk kanë më të drejtë të marrin pjesë në garat ndërkombëtare deri sa të hiqet pezullimi. Po ashtu, në bazë të këtij vendimi kjo federatë nuk mund të përfitojë nga asnjë program  zhvillimi, kurs ose trajnim nga FIFA.

Po ashtu, edhe federatat tjera anëtare të FIFA-s janë paralajmëruar se nuk do të mund të vendosin kurrëfarë bashkëpunimi apo kontakti me me Federatën e Sri Lankës apo edhe klubet anëtare të saj.

Sidoqoftë, takimet e përbashkta të ministrit të Sportit të Kosovës, Hajrulla Çeku me presidentin e FFK-së, Agim Ademi në UEFA e FIFA, me presidentët e këtyre dy institucioneve japin shpresë se megjithatë, ndërhyrje të tilla politike nuk do të ketë në federatë dhe se përmbyllja e procesit të licencimit nuk do të vonojë.

Ndryshe, çdo vonesë mund të shkaktojë pasoja të pariparueshme, madje që mund të çojë deri në një vendim të këtillë drastik si në rastin e Sri Lankës.

spot_imgspot_img
spot_img

NGJARJE TË TJERA

spot_img
spot_img