Kombëtarja e Kosovës e vajzave U17 është kualifikuar në Ligën A për kualifikimet e Evropianit, pasi e ka mbyllur turneun kualifikues të Grupit B4 në pozitën e parë, me 4 pikë. Kalimi në Ligën A u konfirmua sot, pasi Shqipëria shënoi fitore në duel me Izraelin, në ndeshjen e fundit të grupit, me rezultat 2:1. Të rikujtojmë se Dardanet U17 shënuan fitore ndaj Shqipërisë, në ndeshjen e parë 3:1, derisa më pas barazuan me Izraelin 1:1. E epilogut të ndeshjes Shqipëri-Izrael iu gëzua edhe përzgjedhësja e Kombëtares U17, Sanije Krasniqi, e cila së bashku me stafin e saj për të tretin vit radhazi me këtë kombëtare arrin të kualifikohet në Ligën A.
“Ky është një sukses shumë i madh i kësaj gjenerate, sepse shumica e tyre janë të lindura në vitin 2009, kurse në këto kualifikime luajnë futbolliste të lindura në vitin 2008 dhe 2009. I përgëzoj vajzat për këtë sukses dhe për punën dhe disiplinën e treguar në këtë cikël kualifikues. Tash na mbetet të përgatitemi për ndeshjet e ardhshme, ku kundërshtarët janë të nivelit shumë më të lartë. Gjithsesi, kjo do të jetë një mundësi shumë e mirë për vajzat tona që të fitojnë eksperiencë. Sigurisht se edhe në Ligën A do të mundohemi të bëjmë paraqitje sa më të mirë dhe ta përgatisim këtë gjeneratë për Kombëtaren U19 e pse jo edhe për Kombëtaren A”, ka theksuar Krasniqi.
Shorti për Ligën A për kualifikimet e Evropianit 2025 do të tërhiqet në dhjetor, derisa ndeshjet e fazës së ardhshme do të zhvillohen në pranverën e ardhshme.
Kosova U17 kualifikohet në Ligën A, kundërshtarët i mëson në dhjetor