Kombëtarja U17 e Kosovës ka vazhduar me grumbullimin e radhës, si parapërgatitje për kualifikueset e raundit të dytë të Kampionatit Evropian për këtë grupmoshë.
Tashmë është përzgjedhur lista me 14 volejbollistet e ftuara dhe së shpejti kontigjentit pritet t’i bashkohet edhe trajneri Donald Suxho, për të vazhduar me implementimin e taktikave dhe çasjes ndaj një grupi tejet të vështirë për “Dardanet”.
Kujtojmë se Kosova U17 është pjesë e Grupit E të këtij raundi kualifikues, së bashku me Ukrainën, Belgjikën dhe Estoninë.
Federata e Volejbollit të Kosovës do të jetë organizatore e kësaj faze kualifikuese të Evropianit mes datave 21-23 prill, derisa të gjitha ndeshjet zhvillohen në Palestrën “1 Tetori” në Prishtinë.
Vashat përgatitjet në këtë grumbullim po i zhvillojnë në Hotel “Trofta” në Istog.