Pas fitores së sotme, të Kombëtares së Kosovës në futsall deri në 19 vjeç, ndaj Maqedonisë së Veriut, tanët kaluan më tej.
Këtij suksesi kështu iu gëzua suksesit të djelmoshave tanë, Presidenti i FFK-së, Agim Ademi:
Kombëtarja e Kosovës U19 në futsall, e përbërë kryesisht me lojtarë të futbollit, pati paraqitje të shkëlqyeshme në fazën preliminare për Kampionatin Evropian 2023.
Dardanët tanë me plotë meritë u kualifikuan në fazën ‘Main Round’, pas barazimit 3:3 me Gjermaninë dhe fitores së sotme 6:3 kundër Maqedonisë së Veriut në Shkup.
Me këtë rast, dua të përgëzoj lojtarët dhe stafin e Kombëtares U19 për punën e bërë brenda një periudhe të shkurtër dhe paraqitjen e shkëlqyeshme në këtë fazë kualifikuese.
Së bashku do të punojmë që në të ardhmen futsalli të zhvillohet edhe tek gjeneratat e reja.
Urime dhe suksese në fazën e ardhshme!
Forca Dardanë!
Përpara Kosovë!