Kombëtarja e Kosovës U21 sot në stadiumin “Zahir Pajaziti” në Podujevë do të përballen me Bullgarisnë.
Pavarësisht mungesave në skuadër, Kosova kundër Bullgarisë do të luajë për fitore, shkruan lajmi.net.
Kjo ndeshje do të zhvillohet me fillim nga ora 13:00, në kuadër të kualifikimeve për Kampionat Evropian 2025.
Kosova dhe Bullgaria janë në Grupin D, të cilin e kryeson Polonia, e ndjekur nga Gjermania.
Kundërshtari i radhës i “Dardanëve” është në vendin e tretë me pesë pikë, një më pakë ka Kosova, e cila renditet e katërta.
Në dy vendet e fundit janë Estonia dhe Izraeli.