Kosova U21 nën udhëheqjen e strategut Afrim Tovërlani janë duke kaluar në formë të shkëlqyer.
“Dardanët e rinj” mbrëmë arritën të triumfojnë me rezultat 1-0 ndaj Izraelit në udhëtim.
Kjo ishte ndeshja e pestë me radhë që të udhëhequrit e Tovërlanit nuk njohin humbje.
Pesë ndeshjet e fundit kanë dy fitore e tri barazime, njëri ndër ta edhe me kombëtaren e Gjermanisë.
Sfida e radhës e Kosovës U21 është ndaj Polonisë në kuadër të kualifikimeve për Kampionatin Evropian Euro 2025.