Kombëtarja U22 e Kosovës, meshkujt, ka zhvilluar takimin e parë në kuadër të kualifikueseve të Kampionatit Evropian, të cilat po zënë vend në Istog.
“Dardanët” patën përballë një ekip tejet kualitativ si Hungaria, nga e cila e pësoi me rezultat 3-0 (25, 14, 25-18, 25-12).
Rezistencën më të fortë kosovarët e treguan në setin e dytë, por që nuk mjaftoi për ta parandaluar disfatën.
Ndeshjen e radhës Kosova U22 e zhvillon sot kundër Polonisë, me fillim nga ora 20:00, në Palestrën e Qytetit në Istog.
Kombëtarja e Kosovës U22, femrat, ka mbyllur ndeshjen e parë në kuadër të kualifikimeve të Kampionatit Evropian për këtë grupmoshë, i cili po zhvillohet pikërisht në Çeki.
Vashat “Dardane” patën punë të vështirë ndaj nikoqirit të garës, Çekisë, e cila ishte jashtëzakonisht e motivuar për lojë, marrë parasysh edhe faktin se po luante në terren të vetë.
Kosova pësoi disfatë me rezultat 3-0 (25-9, 25-20, 25-12), duke treguar paraqitje dinjitoze në setin e dytë, të cilin e humbi me pesë pikë diferencë.
Vashat tona do të kenë më pak se 24 orë kohë të lënë prapa këtë disfatë, pasi, sot (e shtunë), me fillim nga ora 16:00 i pret testi tjetër shumë i vështirë kundër Turqisë.