spot_img

Mediat gjermane kanë zbardhur detaje të reja për vrasjen në Dyseldorf, ku kosovari dyshohet se vrau reperin serb

spot_img

Pronari i një lokali u qëllua për vdekje në Dyseldorf mbrëmjen e së dielës.

Sipas raportimit të gazetës gjermane WELT, viktima është reperi “Aleks M”, i cili në të kaluarën ka publikuar këngë me reperët e njohur në Gjermani, Kollegah dhe Sun Diego.

Aleksandar M. është shtetas gjerman me origjinë serbe.

I dyshuari, 52-vjeçari Rushit Llapi nga Podujeva, u arrestua menjëherë pas ngjarjes, thanë policia dhe prokuroria në Düsseldorf. Një ekip hetuesish kanë nisur hetimet për ngjarjen.

Sipas hetimeve të deritanishme, në restorant ka pasur një mosmarrëveshje të dielën në mbrëmje mes të dyshuarit dhe viktimës, i cili sipas informacioneve të WELT njihet edhe me emrin e artit “Aleks M”.

Në mesin e viteve 2010, siç shkruan WELT, ai publikoi këngë së bashku me emrat e njohur gjermanë të repit si Kollegah dhe Sun Diego.

Pasi debati u zhvendos jashtë lokalit, kosovari i dyshuar thuhet se ka qëlluar disa herë në drejtim të pronarit të restorantit dhe më pas është kthyer në restorant.

Nga plagët e marra 38-vjeçari Aleksandar M. ka ndërruar jetë në vendngjarje. Pak më vonë, zyrtarët policorë para lokalit pa rezistencë e arrestuan Llapin, i cili ishte i armatosur me armë zjarri.

spot_imgspot_img
spot_img

NGJARJE TË TJERA

spot_img
spot_img