Basketbolli kosovar viteve të fundit po vuan për zhvillimin e lojtarëve vendor, derisa talentët kosovar kryesisht përqendrohen në kategoritë më të ulëta.
Ekipet elite përgjegjësinë zakonisht e bartin në basketbollistët e ardhur nga jashtë, derisa skuadrat e kategorive më të ulëta janë mundësia e vetme për të rinjët.
Ndër skuadrat që pretendon të zhvilloi talentët është Kosovari, i udhëhequr nga ish-basketbollisti dhe gjyqtari, Isa Prebreza, tani në deryrën e Kryetarit të klubit.
Skuadra nga komuna e Fushë Kosovës ishte themeluar në vitin 1976, derisa garave iu rikthye edicionin e kaluar dhe vetëm në Play-off e humbi mundësinë për të kaluar në Ligën e Parë.
Klubi, që në përbërje ka lojtar të rinjë vendor, këtë edicion e mbylli pjesën e parë në pozitën e parë me të gjitha fitore, koshaverazhi prej plus 112 pikë është statistikë premtuese, që kjo skuadër është e gatshme për të kërkuar rangjet më të larta të basketbollit kosovar.