“Emri im është i madh, si i Adem Jasharit”, ishte shprehur Edona, shkruan lajmi.net.
Kjo deklaratë e saj, u komentua edhe nga fytyra publike, mes tyre edhe nga Milaim Zeka.
Reagimi i Zekës ishte goxha i ashpër, teksa ka ironizuar me krahasimin.
“Para nja 15 viteve kam pas shkru: Isha për vizitë tek varri i Adem Jasharit, i cili më tha: O kuku, kuku përmu, po për shumë e mutin kemi luftu!!!”, ka shkruar Zeka.
Krahasimi i Edonës me Adem Jasharin nuk është pritur mirë edhe nga publiku, ani pse ajo tashmë ka fituar simpatinë e tyre.