spot_img

Krasniqi: Një hoxhë më luti ta anëtarësoja në PDK, veç kur e pashë në VV

spot_img

Profesori universitar Milazim Krasniqi ka bërë një postim në Facebook në të cilin tregon për rastin e një hoxhe i cili i ka kërkuar një favor.

Krasniqi thotë se një hoxhë para disa kohësh e kishte lutur që t’i ndihmonte për të aderuar në PDK, por që ky nuk i kishte ndihmuar.

Sipas tij, tash hoxha i njëjtë është bërë militant i LVV-së.

Ai thotë se po i dhimbsen xhemati që po falen pas tij.

“Erdhi një hoxhë para do kohësh tek unë dhe më luti t’i ndihmoja të aderonte në PDK. I tregova drejt se nuk kam lidhje me PDK-në në asnjë nivel të organizimit të saj dhe nuk mund të mirresha as me atë kërkesë të tijën të çuditshme. Shkoi çartaqejfas. Ka kohë që e shoh se është bërë militant i fortë i LVV. Nuk e kam dert atë që bën ai, sepse është zgjedhje e tij personale. Më dhimbsen xhemati që falen pas tij”, shkruan Krasniqi në Facebook.

Ndryshe, Krasniqi është babai i Memli Krasniqit, nënkryetarit të PDK-së. –>

spot_imgspot_img
spot_img

NGJARJE TË TJERA

spot_img
spot_img