Shumëkujt i ka mbetur në mendje filmi “Mrekullia në qelinë nr.7”, i cili theu rekorde shikueshmërie gjatë kohës së izolimit nga pandemia Covid-19.
Filmi turk, përveç në vendin tonë, u pëlqye e u shikua në vende të ndryshme të Evropës dhe botës, duke marr komplimente pozitive për historinë e filmit e cila ka një fund të lumtur.
Meritën më të madhe për këtë e kishin dy aktorët në rolin kryesor, aktori i madh turk, Aras Bulut Iynemli në rolin e Memos dhe vogëlushja simpatike, Nisa Sofiya në rolin e Ovas.
Kjo e fundi është mjaft e afërt me adhuruesit e saj në rrjetet social dhe ajo që na tërheqë vëmendjen neve është se shpesh herë ka falënderuar publikisht fansat e saj shqiptarë.
Por, këtë herë ajo ka patur një falënderim për një markë të futanave nga Kosova “Vala Fashion”, fustani i saj u dizajnua nga kreatorja kosovare, Vala Qorri.
“Faleminderit Kosovë”, ka shkruar Nisa sipër imazhit, ku pranoj komentet të shumta.
Ndërkohë, theksojmë që aktorja 9 vjeçare përveç këtij filmi njihet edhe për role të shumta në seriale të ndryshme në Turqi, e që janë mjaft të ndjekura edhe në shumë vende të tjera të botës.