Presidenti i FFK-së, Agim Ademi ka marrë pjesë në festën e Pavarësisë së SHBA-së që është mbajtur sonte me organizim të Ambasadës së SHBA-së në Kosovë.
Ai në festën amerikane ka qenë me ftesë të ambasadorit, Jeffrey Hovenier, teksa pjesë e kësaj mbrëmje ishin edhe presidentja Vjosa Osmani dhe shumë personalitete tjera nga sfera të ndryshme.
“I ftuar në festën e Pavarësisë së SHBA-së nga ambasadori Jeffrey Hovenier. Një mbrëmje e mrekullueshme, plot emocion e festë, në një ambient shumë të veçantë, ku ishte e pranishme edhe presidentja e vendit Vjosa Osmani, por edhe personalitete të shumta, diplomatë e përfaqësues të mediave. Ambasadori Hovenier mbajti një fjalim frymëzues për rëndësinë e Pavarësisë së SHBA-së dhe për lidhjen e ngushtë midis dy vendeve tona. I nderuar që isha pjesë e kësaj feste dhe mirënjohës ndaj ambasadorit Hovenier për ftesën. Gjithmonë me idealet dhe vlerat amerikane!”, ka shkruar Ademi në rrjetet sociale, ku ka postuar edhe foton me ambasadorin Hovenier dhe me presidenten Osmani dhe bashkëshortin e saj.