Një tjetër ngjarje e rëndë është regjistruar këtë mbrëmje! Burime për mediat bëjnë me dije se një person në Shkodër ka vrarë me thikë motrën e tij. Ngjarja ka ndodhur pranë shkollës “Ndoc Mazi”.
Ende nuk ka detaje në lidhje me ngjarjen, ndërkohë që pritet edhe njoftimi i policisë. Bëhet me dije se shtetasi Fabian Vuka ka vrarë motrën e tij Diana Vuka. Raportohet se polica ka bërë të mundur arrestimin e autorit pak minuta pas krimit.