Jose Mourinho është një nga trajnerët më të problematik në futboll.
Ai së fundi ka akuzuar gjyqtarët në Turqi, e për këtë edhe është pezulluar me një ndeshje, për të mos e drejtuar Fenerbahchen.
Përveç një ndeshje pezullim, Mourinho u gjobit edhe me para, pasi deklaroi se po luftonte “sistemin” dhe sugjeroi se gjyqtarët ishin të njëanshëm kundër ekipit të tij.
Bordi disiplinor i Federatës Turke të Futbollit i përshkroi komentet e Mourinhos si “josportive” dhe e gjobiti atë me 900,000 lira turke (26,200 dollarë) për marrjen në pyetje të paanshmërisë së gjyqtarëve dhe zyrtarëve të tjerë të ndeshjes.
Përveç kësaj, bordi vendosi të pezullojë ish-trajnerin e Chelseat për një ndeshje dhe e gjobiti atë me 58,500 lireta të tjera (1,700 dollarë) për sjellje josportive ndaj tifozëve rivalë . Pezullimi gjithashtu e pengon Mourinhon të hyjë në dhomat e zhveshjes së ekipit të tij. Ai do të vuajë pezullimin të dielën kur Fenerbahçe do të presë Sivasspor./IndeksOnline/