Kroacia e ka mposhtur me rezultat 2-1 Marokun, në ndeshjen e vlefshme për vendin e tretë të Kupës së Botës.
Kroatët fituan me rezultat 2-1, falë golave të Gvardiol dhe Orsic.
Golin e vetëm për Marokun e shënoi Dari, por që nuk mjaftoi as për ta çuar ndeshjen në vazhdime.
Si përfundim, Kroacia stoliset me medaljen e bronztë në këtë Kampionat Botëror, pas Francës dhe Argjentinës që luajnë nesër.