spot_img

Kroos ul euforinë te gjermanët: Pas një ndeshje s’mund të themi se jemi në formë optimale

spot_img

Kampionati Evropian 2024 filloi me skenarin më të mirë të mundshëm për nikoqirët nga Gjermania: me një fitore mbresëlënëse ndaj Skocisë, me rezultat 5:1.

Toni Kroos është shprehur i lumtur për nismën e mbarë, por ka frenuar euforinë: “Ne zbatuam në fushë atë që kishim vendosur të bënim. Ne donim ta nisnim mirë ndeshjen dhe ia dolëm. Plani i ndeshjes është gjithmonë të shënosh gola të hershëm. U shpërblyem për një fazë të mirë të fillimit. Kundërshtari nuk ishte në formën më të mirë, derisa pas kartonit të kuq gjithçka ishte e vendosur. Ne e luajtëm mirë ndeshjen deri në fund”, ka theksuar Kroos. Në pyetjen e gazetarëve se kjo Gjermani psht në formë optimale dhe e gatshme t’i shkojë këtij kampionati deri në fund, ai është shprehur: “Nuk e di nëse vetëm pas një ndeshjeje mund të themi se jemi në gjendje optimale. Ndeshja e ardhshme do të jetë padyshim më e vështirë, kundërshtari do të jetë një klasë më i mirë. Nëse e dëshmojmë veten përsëri atje, atëherë mund të flasim për një formë optimale të ekipit”.

NGJARJE TË TJERA

spot_img