spot_img

Kryeministri i Izraelit Benjamin Netanyahu zotohet se do të vazhdojë sulmet në Gaza

spot_img

Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu ka thënë se fushata aktuale kundër militantëve palestinezë “do të vazhdojë për aq kohë sa nevojitet” megjithë thirrjet për qetësi nga Uashingtoni dhe Kombet e Bashkuara.

Netanyahu është zotuar se do të “vazhdojë të përgjigjet me forcë” ndaj sulmeve me raketa, derisa konflikti me palestinezët në Gaza po hyn në ditën e shtatë.

Të dielën në mëngjes nga sulmet ajrore izraelite në Gaza u vranë të paktën tre palestinezë, thanë zyrtarët shëndetësorë.

Militantët palestinezë qëlluan me raketa drejt Tel Avivit, duke bërë që njerëzit atje të largoheshin në strehimore.

Grupet e armatosura palestineze kanë shkrepur të paktën 2,300 raketa në drejtim të Izraelit që nga fillimi i përshkallëzimit të dhunës.

“Më 16 maj Hamas ka shkrepur një breshëri të rëndë raketash nga Gaza në Izraelin qendror dhe jugor”, thanë Forcat e Mbrojtjes së Izraelit.

Që nga fillimi i luftimeve të paktën 148 njerëz janë vrarë në Gaza, sipas zyrtarëve palestinezë, dhe Izraeli ka raportuar 10 të vdekur, përfshirë dy fëmijë. Izraeli thotë se dhjetëra militantë janë midis të vdekurve në Gaza, ndërsa zyrtarët palestinezë të shëndetësisë thonë se numri i të vdekurve përfshin 41 fëmijë.

Duke folur në një fjalim televiziv të shtunën vonë, Netanyahu tha se sulmet do të vazhdojnë aq sa është e nevojshme dhe se po bëhet gjithçka për të shmangur viktimat civile.

“Pala që mban fajin për këtë konfrontim nuk jemi ne, pasi ne jemi ata që po na sulmojnë”, tha Netanyahu.

Netanyahu lëshoi paralajmërimin pasi një seri sulmesh ajrore kishin shënjestruar zyrtarë dhe komandantë të nivelit të lartë të Hamasit, grupit islamik që kontrollon Gazën, e që nga Izraeli konsiderohet terrorist.

Netanyah tha se nuk ka “asnjë fushatë më të drejtë apo morale” sesa ajo e Izraelit kundër Hamasit.

Më 16 maj, ushtria izraelite tha se ka kryer sulme ajrore në shtëpinë e Yahya Sinwar, kreu i krahut politik të Hamasit në Rripin e Gazës. Ushtria nuk bëri të ditur nëse ai u vra.

“Midis shënjestrave të goditura janë rezidencat e Yahya Sinwar, kryetarit të Byrosë Politike të Hamasit, si dhe të vëllait të tij, Muhamed Sinëar, shefi i Logjistikës”, tha ushtria e Izraelit në një deklaratë.

Të shtunën (15 maj) nga sulmet ajrore izraelite u shkatërrua një ndërtesë shumëkatëshe në Gaza, ku ndodheshin edhe zyrat e mediave ndërkombëtare. Ushtria izraelite tha se shkatërrimi i ndërtesës ishte i ligjshëm sepse aty kishte asete ushtarake që i përkisnin Hamasit. Para sulmit Izraeli lëshoi një paralajmërim në mënyrë që personeli të evakuohej.

Komuniteti ndërkombëtar ka bërë thirrje për t’i dhënë fund konfliktit të përshkallëzuar. Të dielën vonë Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara do të zhvillojë një takim.

Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Antonio Guterres, shprehu tronditje për numrin e viktimave civile në luftimet në Gaza si dhe “shqetësimin e thellë” nga sulmi i Izraelit në ndërtesën ku ndodheshin edhe zyrat e medias.

“Sekretari i Përgjithshëm rikujton faktin për të gjitha palët se çdo sulm pa kriter ndaj strukturave civile dhe mediatike përbën shkelje të ligjit ndërkombëtar dhe duhet të shmanget me çdo kusht”, tha zëdhënësi, Stephane Dujarric, në një deklaratë.

Të shtunën, presidenti i Shteteve të Bashkuara, Joe Biden, zhvilloi një bisedë telefonike me Netanyahun dhe presidentin e Autoritetit Palestinez, Mahmoud Abbas, të cilëve u shprehu shqetësimin në lidhje me situatën.

Në bisedën e tij me Netanyahun, Biden shprehu “shqetësimin e tij” për ndezjen e dhunës, si dhe ngriti shqetësimin për sigurinë e gazetarëve duke dënuar sulmet pa kriter kundër qyteteve dhe përtej Izraelit. Megjithatë, presidenti Biden i tha kryeministrit Netanyahu se ai vazhdonte të mbështeste të drejtën e Izraelit për të mbrojtur veten.

Ndërsa Biden i ka thënë presidentit të Autoritetit Palestinez, Mahmoud Abbas se Uashingtoni është i përkushtuar për “forcimin e partneritetit” mes SHBA-së dhe palestinezëve, por gjithashtu ka theksuar nevojën “që Hamasi të ndalojë sulmet me raketa në Izrael”.

Përpjekjet diplomatike deri më tani kanë dështuar të ulin dhunën, e cila është më e rënda që nga viti 2014.

Shpërthimi i dhunës gjatë gjashtë ditëve të fundit pasoi disa javë tensionesh në rritje në Jerusalemin Lindor, që kulmuan me përleshje në një vend të shenjtë të nderuar nga myslimanët dhe hebrenjtë. Hamas – grupi militant palestinez që drejton Gazën – filloi të lëshonte raketa pasi paralajmëroi Izraelin të tërhiqej nga vendi, duke shkaktuar sulme ajrore hakmarrëse izraelite.

NGJARJE TË TJERA

spot_img