Kryesia e Lidhjes Demokratike të Kosovës pritet të mblidhet sot.
Derisa janë në pritje të publikimit të plotë të arsyetimit të vendimit të Gjykatës Kushtetuese, kjo parti do të diskutojë për detajet e ekzekutivit të ri.
Në kryesinë e cila pritet të mblidhet në ora 16:00 do të diskohet për përbërjen e re të Qeverisë.
Kujtojmë që LDK ende nuk ka bërë publik emrat e ministrave në kabinetin qeveritar.
Për dallim prej marrëveshjeve të tjera, e papublikuar ka mbetur edhe marrëveshja me Listën Serbe.