spot_img

Kryesuesi i KPK-së i shkruan letër Osmanit, pasi kjo e fundit nuk e dekretoi Isufajn për Kryeprokuror

spot_img

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani më 17 tetor njoftoi se kishte marrë vendim që të mos e dekretojë për Kryeprokuror të Shtetit, Blerim Isufajn.

Osmani gjatë një konference për media, kishte thënë se nuk e ka dekretuar për Kryeprokuror të ri të Shtetit, Isufajn, meqë sipas saj, procesi është cilësuar “si i parregullt dhe diskriminues” nga të gjithë vëzhguesit, si nga organizatat vendore dhe ato ndërkombëtare të cilat kanë evidentuar “10 shkelje në procedurën e përzgjedhjes së Kryeprokurorit”.

E së fundmi Osmanit me një letër i është drejtuar kryesuesi i Këshillit Prokurorial (KPK), Jetish Maloku.

Kështu ka bërë të ditur për Telegrafin, këshilltari për media i presidentes, Bekim Kupina.

“Ka ardhë një letër nga z.Maloku, sapo ta shohim ju njoftojmë”, ka deklaruar Kupina.

Telegrafi ka provuar të kontaktoj edhe me Këshillin Prokurorial të Kosovës, por të njëjtit nuk janë përgjigjur deri në momentin e publikimit të këtij artikulli.

Më 6 prill të vitit të kaluar, Këshilli Prokurorial i Kosovës kishte votuar unanimisht Blerim Isufajn për Kryeprokuror të ri të Shtetit.

Ushtrues i detyrës së Kryeprokurorit të Shtetit është Besim Kelmendi, i cili i ka kompetencat e plota të Kryeprokurorit.

Në garë për postin e Kryeprokurorit të Shtetit, përveç Blerim Isufajt, kanë qenë edhe Armend Hamiti, Lulzim Sylejmani, Shqipdon Fazliu dhe Kujtim Munishi.

NGJARJE TË TJERA

spot_img