Pas dorëzimit të projekt propozimit për projektin “Asfaltimi i rrugës Pomozotin – Fushë-Kosovë” në thirrjen e hapur nga Ministria e Pushteti Lokal, dhe pas verifikimit nga ana e komisionit, Komuna e Fushë-Kosovës i ka plotësuar të gjitha kriteret dhe ka fituar të drejtën për grant në mesin e dhjetë Komunave të Republikës së Kosovës. Me këtë rast Kryetari i Komunës së Fushë-Kosovës, Burim Berisha, ka nënshkruar Marrëveshje Mirëkuptimi me ministrin e Ministrisë së Pushtetit Lokal, Goran Rakiq.
Qëllimi i këtij projekti është zhvillimi i infrastrukturës socio-ekonomike, dhe vlera totale e tij është 60.000.00 euro. Nga buxheti i MPL-së për investime kapitale janë ndarë 50.000.00 € për këtë projekt, me bashkëfinancim nga ana e komunës në vlerë prej 10,000.00 €.
Ministri Rakiq i uroi kryetarët e komunave për mjetet e fituara dhe theksoi se Ministria e Vetëqeverisjes Lokale do të vazhdojë që në periudhën e ardhshme të sigurojë mbështetje dhe ndihmë maksimale për të gjitha komunat, duke përmirësuar infrastrukturën për të cilën janë dhënë mjetet.