Kryetari i Komunës së Fushë-Kosovës, Burim Berisha, sot priti në takim përfaqësuesit e Zyrës Amerikane në Kosovë – Ray Nayler, Deputy Public Affairs Officer, Lejla Selimi, Youth and Minorities Specialist, dhe Enis Rexhepi, Innovation Learning Coordinator.
Z.Ray Nayler, Deputy Public Affairs Officer, u informua rreth gjendjes aktuale mbi idetë dhe projektet për kulturë, rini dhe edukim të cilat po i planifikon DKRS për vitin e ardhshëm.
Drejtoria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit ka mirëpritur bashkëpunimin me Zyrën Amerikane duke harmonizuar projektet sipas nevojave të të rinjve në Komunën e Fushë-Kosovës.
Kryetari Berisha i falënderoi përfaqësuesit e zyrës Amerikane për gatishmërinë e bashkëpunimit dhe në shenjë mirënjohjeje iu dhuroi atyre një palë veshje kombëtare.