spot_img

Kryetari i “Dardanëve” lirohet nga akuzat, Shosholli i veteranëve: Kemi besuar në pafajësinë e Lulit

spot_img

Kryetari i tifo-grupit “Dardanët”, Lulzim Berisha është liruar nga akuzat për fajde dhe krim të organizuar, ka thënë njoftuar avokati i tij, Nasuf Hasani. Berisha, i arrestuar në dhjetor të vitit 2018, akuzohej nga Prokuroria Speciale për fajde dhe përfshirje në krim të organizuar. Më shumë se katër vite pas ngritjes së aktakuzës, “Luli” është liruar nga akuza.

“Pas një beteje ligjore disa vjeçar, Prokuroria Speciale ma në fund tërhiqet nga akuza ndaj krye ‘Dardanit’, Lulzim Berisha”, ka thënë Hasani. I akuzuari Lulzim Berisha, sipas aktakuzës, dyshohej se e kishte ndihmuar të akuzuarin Bujar Gërbeshi që të njëjtit t’i sjellë dobi pasurore, duke kontaktuar dhe ndërmjetësuar me të dëmtuarin, këngëtarin Afrim Muçiqi. Ai dyshohej se i kishte kërkuar Muçiqit që t’i përmbahej obligimeve që kishte ndaj të Gërbeshit. Për këto veprime, Berisha ishte ngarkuar me veprën penale “Fajde”.

Më pas ka reaguar edhe Kryetari i Veteranëve të futbollit të Kosovës, Enes Shosholli, anëtar i së cilës është, Berisha. ‘Ne gjithmonë kemi besuar në pafajësinë e Lulit. Ai është bashkpunëtor korrekt. I drejti edhe pse vonon fiton’ ka thënë Shosholli.

NGJARJE TË TJERA

spot_img