Sot kryetari i FFK-së, Agim Ademi ka vizituar qytetin e Gjakovës, ku ka marrë pjesë në Kuvendin Zgjedhor të Lidhjes Rajonale të Futbollit të Gjakovës
Sot, së bashku me anëtarin e Komitetit Ekzekutiv të FFK-së, Ismajl Ajeti, pata kënaqësinë të marrim pjesë në Kuvendin Zgjedhor të Lidhjes Rajonale të Futbollit të Gjakovës.
Gjatë këtij kuvendi, me vota unanime, Agim Nura u rizgjedh për një mandat të ri katërvjeçar si kryetar i LRFGj-së.
E përgëzova për rizgjedhjen dhe e falënderova komunitetin e futbollit në trevën e Gjakovës për mbështetjen e vazhdueshme që po i japin zhvillimit të futbollit.
Angazhimi ynë do të vazhdojë me investime të mëtejshme në përmirësimin e infrastrukturës dhe krijimin e kushteve optimale për zhvillimin e talenteve.