FC Ferizaj sot edhe zyrtarisht ka marr trofeun e më të mirit në Ligën e Parë – Grupi B, derisa këtë titull e siguroi një javë më parë, duke siguruar pjesëmarrjen në Superligën e Kosovës në futboll edicionin e ardhshëm.
Pas përballjes së javës së parafundit ndaj Vushtrisë në folenë e tyre, Ferizaj pranoi Kupën e kësaj kategori nga numri një i futbollit kosovar, Agim Ademi. Ky i fundit më pas uroi ferizajasit edhe në rrjetin e tij social, si në vazhdim!
Ky është statusi i Ademit, pa ndërhyrje:
🎉 Urime FC Ferizaj rikthimi në AlbiMall Superligë!
🏆 Titulli i kampionit në Raiffeisen Ligën e Parë – Grupi B është një sukses i merituar pas një edicioni të jashtëzakonshëm për klubin tuaj.
🏅 Me punën tuaj profesionale, organizimin e mirë, përkushtimin e gjithsecilit në klub dhe mbështetjen e tifozëve arritët që brenda një viti të riktheheni në elitë.
🌟 Përgëzoj drejtuesit e klubit, stafin, futbollistët, tifozët “Ujqit” dhe të gjithë qytetarët ferizajas për këtë sukses. Uroj që në edicionin e ardhshëm me paraqitjet tuaja t’i jepni hijeshi Superligës dhe të kontribuoni në rritjen e mëtejme të nivelit të futbollit në vendin tonë.
🙌 Mirë se u riktheve në Superligë!
🎊 Urime Ferizaj!