spot_img

Kthehet për të jetuar në Kosovës pas 30 vjetëve që jetoi në Gjermani

spot_img

Ëndërra e çdo mërgimtari është me u kthye në Kosovë.

Kështu e nisë rrëfimin, Ibrahim Islami.

Ai ka vendosur që së bashku me familjen e tij të kthehet në fshatin e tij të lindjes pas 30 vjetëve.

Ai është shpërngulur nga Dumnica e Podujevës në vitin 1991, pas mbylljes së Universitetit të Prishtinës.

Ai tregon arsen që e ka shtyrë të vendos që të jetoj në Kosovë.

“U dashtë mu largu por gjithmonë më shpresën se do të kthena”, rrëhen Islami për portalin arbresh.info.

Pas gjithë këtyre viteve, ai thotë se ja vlenë të jetohet në Kosovë, pavarësisht se bizneset i ka në Gjermani, dhe mendon që ato t’i shtrijë edhe në Kosovë.

“E bëjmë ndërtimin e fushave sportive. Atje e kemi një kompani dhe mendojmë që një pjesë të kompanisë me pru në Kosovë dhe me punu njëjtë si atje. I kemi 23 punëtor”, deklaron Islami.

Por, ai nuk ka një pasqyrë të mirë të të bërit biznes në Kosovë.

“Unë e di që në Kosovë ka korrupsion e nepotizëm, por nëse një pjesë e mërgimtarëve kthehet këtu ne do ta ndryshojmë. Ne mendojmë me pru gjysmën e kompanisë këtu dhe të krijojmë vend të reja të punës.”

Islami tashmë ka sistemuar nëpër shkollat e Kosovës edhe fëmijët.

E djali i tij, Butrint Islami, me entuziazëm tregon se tashmë është regjistruar në klasë të tetë në Kosovë.

“Jam shumë i lumtur që kam ardhë në Kosovë. S’kom besu deri kom ardhë këtu, që do të kthena”.

E bashkëshortja thotë se për fëmijët është më mirë që të rriten në vendlindjen e tyre.

E ndonëse e dinë se Kosova nuk është si në Gjermani, familja Islami ka një apel për të gjithë që ta duan vendin e tyre, dhe të kthehen për të kontribuar në vendlindje.

NGJARJE TË TJERA

spot_img