spot_img

Kujdes pamje të rënda: Armenia publikon video ku shihen ushtarët nga Azerbajxhani të vrarë

spot_img

Lufta në rajonin e Nagorni Karabakut është cilësuar si lufta më brutale e kohës sonë, e cila ka shkaktuar më shumë viktima në pesë ditë, sa e gjithë lufta në Siri sivjet. Lufta ka zgjatur vetëm 5 ditë, por humbjet e mëdha tregojnë një brutalitet mes shteteve.

Të premten, Armenia raportoi sulmin më të rëndë ndaj kryeqytetit të republikës së panjohur ndërkombëtarisht të Artskahut. Qyteti Stepanakert me 55 mijë banorë u sulmua nga artileria e Azerbajxhanit. Dhjetë civilë u plagosën. Teksa sulmi dukej se kishte për qëllim një bazë ushtarake 400 metra larg, të paktën një bombë ra në një parkim dhe shkaktoi kaos. Armenia pretendon se ka vrarë 1750 ushtarë të Azerbajxhanit në pesë ditët e para të konfliktit. Azerbajxhani pretendon se ka vrarë 2300 ushtarë armenë që nga e diela.

Numrat janë vështirë të besohet. Por informacioni mund të jetë korrekt nëse sheh videot e shumta që ka postuar veçanërisht Azerbajxhani çdo ditë. Ato tregojnë sulme masive me dronë mbi trupat armene. Në fund shihet mjete të shkrumbuara dhe ushtarë të vrarë. Armenia nga ana e saj ka publikuar po ashtu video të sulmeve të artilerisë mbi njësitë armike, sulme me mitraloz mbi ushtarët, me shumë viktima si dhe ka postuar foto të kamionëve të mbushur me ushtarë azerë të vrarë.

Për më shumë shikojeni këto video.

NGJARJE TË TJERA

spot_img