Në nderim të jetës dhe veprës së mjeshtrit të mikrofonit, Milaim Krasniqi, Redaksia e Sportit të RTK Radios organizoi një aktivitet përkujtimor me titullin domethënës: “Mili, ti je mes nesh…”.
Milaim Krasniqi gjithë jetën ia kishte kushtuar gazetarisë dhe komentimit të futbollit por edhe sporteve tjera. Ai ndrroi jetë në moshën 53 vjeçare dy vite më parë pas një sëmundje të pashërueshme!
Ky moment kujtese, i cili bashkoi miqë, kolegë dhe të gjithë ata që e çmuan pasionin dhe profesionalizmin e tij.
Pjesë e këtij aktiviteti ishte një ndeshje miqësore futbolli, që do përballi ekipet e gazetarëve të RTK-së dhe RTSH-së – një simbol i bashkimit dhe miqësisë që Milaimi gjithmonë kultivoi përmes punës dhe shpirtit të tij sportiv. Sa për statistikë, takimin e fituan ekipi i RTK, 2:1!
Në fund u nderuar me mirënjohje pjesëmarrësit dhe ata që ndihmuan mbajtjen e këtij aktiviteti përkujtimor!