spot_img

Kukësi hap thesin, i jep pagë të pabesueshme ish lojtarit tē Shkëndijës

spot_img

Kukësi bën dy goditje të mëdha në limitin e mer katos, teksa firmos me fantazistin Agim Ibraimi dhe mesfushorin Gjelbrim Taipi. Pas largimit të shumë lojtarëve, drejtuesit arritën të bëjnë dy përforcime mjaft të rëndësishme. Bëhet fjalë për dy emra të njohur, pasi Ibraimi ka qenë pjesë edhe e Serisë A deri pak vite më parë, ndërsa Taipi është grumbulluar rregullisht nga kombëtaret e moshave të Shqipërisë. Të dy fillimi i karrierës i lidh me Shkëndijën e Tetovës.

Madje 32-vjeçari Ibraimi vjen pikërisht nga skuadra shqiptare që është pjesë e kampionatit të Maqedonisë së Veriut. Në mëngjesin e ditës së premte”Panorama Sport” zbuloi, emrat e dy futbollistëve shqiptarë që iu bashkuan Kukësit, ndërsa vetë klubi i prezantoi disa orë më vonë. Ibraimi dhe Taipi janë dy njohje të vjetra që Kukësi i ka kërkuar edhe në vitet e kaluara, por pa arritur t’i bindë.

Por, duke parë situatën jo të mirë pas largimeve, presidenca ka hapur thesin dhe drejtori Nderim Nexhipi është hedhur në sulm për t’i bindur ata që dikur i ka pasur edhe shokë skuadre. Padyshim, afrimi më i bujshëm është Ibraimi, për vetë faktin se ka një CV mjaft të pasur, ndërsa është kërkuar rregullisht nga skuadrat shqiptare në vitet e fundit. Partizani dhe Tirana kanë insistuar për ta bindur, por është Kukësi klubi, që për herë të parë Ibraimi do të luajë në Superiore.

Ai firmosi një kontratë 2-vjeçare me klubin verilindor dhe burime jozyrtare tregojnë për një pagë që shkon rreth 8 mijë euro në muaj. Ish-lojtari i Kaljarit në Seria A apo Maribor në Slloveni është padiskutim lojtari më i paguar i Kukësit këtë sezon. Një futbollist me mjaft kualitet dhe shumë eksperiencë ndërkombëtare që do t’i bëj punë trajnerit Skënder Gega.

spot_imgspot_img
spot_img

NGJARJE TË TJERA

spot_img
spot_img