spot_img

Kundërshtari i Ballkanit nga 8 vite në Evropë nuk e ka shënuar asnjë fitore

spot_img

Kampioni i Kosovës, FC Ballkani do të takohet me ekipin e La Fioritas të martën me fillim nga ora 20:45, në kuadër të raundit të dytë kualifikues për Conference League.

Ekipi kundërshtar vjen nga San Marino, ku është shpallur kampion në ligën e tyre profesionale.

La Fiorita është një ekip i njohur në San Marino për sukseset e tyre, në garat evropiane kjo skuadër nuk ka pasur suksese.

Skuadra nga San Marino merr pjesë në garat evropiane që nga viti 2013, por ende nuk ka shijuar fitoren e parë.
Barazimin e parë e arriti në vitin 2017 ndaj Linfield.

Më 21 qershor të këtij viti, rivalët e Ballkanit shënuan golin e tyre të parë në kualifikimet e UEFA Champions League kundër Inter Club d’Escaldes.

Në 21 takime të luajtura në garat evropiane, La Fiorita ka shënuar vetëm katër gola, kurse kanë pranuar 55 gola.
19 nga 21 takimet e La Fioritas në Evropë kanë përfunduar me humbje, ndërsa dy prej tyre me barazim.

Ekipi nga San Marino akoma nuk ka fitore në Evropë, pavarësisht faktit që merr pjesë qe tëtë vjet. Katër gola të shënuar e 55 të pranuar.

spot_imgspot_img
spot_img

NGJARJE TË TJERA

spot_img
spot_img