Modelja britanike Caitlin O’Reilly, 20 vjeçe i ka dhënë fund jetës së saj. Mësohet se O’Reilly ka vrarë vetën në një hotel. Arsyeja e këtij veprimi ka qenë përkeqësimi i shëndetit mendor, për shkak se në moshën 13-vjeçare është dhunuar seksualisht.
Vdekja e saj është bërë e ditur nga familjarët e modeles, teksa tregojnë se atë natë Caitlin O’Reilly, kishte dalë me miqtë e saj. Ndërkohë prindërit e saj, shprehen se Caitlin pas ngjarjes së turpshme ka ndihmuar adoleshentët e tjerë të prekur nga ky fenomen.