spot_img

Kur matrapazët flasin për prurjet e reja në Kombëtare!

spot_img

Shkruan: Fehmi Kongjeli

Debatohet shumë shpesh për prurjet e reja në Kombëtaren e Kosovës. E ky debat vjen me të drejtë pasi që jemi me fat që në tërë Europën kemi një numër shumë të madh të futbollistëve reprezentativ, duke filluar nga grupmoshat U15 e deri tek mundësia e përfshirjes në Kombëtaren A.
Por, ajo që nuk është e drejt debatohet dhe shkruhet shumë shpesh me hamendje dhe pa një analizë të thellë të kësaj problematike! Shpesh me tendencë për të penguar këtë proces, duke e personalizuar në stil matrapazesh. Dhe kur kësaj t’i shtohet edhe përfshirja në debate për futbollin nga individë të konsumuar dhe të urryer nga i tërë kombi për veprimtari të dyshimta kjo nuk do koment!
Dhe për të ofruar fakte dhe argumente është puna e përditëshme që bën FFK, me zhvillimin e situatës në terren. Ne edhe para pranimit në UEFA dhe FIFA kemi punuar me përkushtim dhe dëshirë që ta përforcojmë kombëtaren tonë me të gjitha grupmoshat dhe dy gjinitë. Kontribut në këtë drejtim kanë dhënë shumë akterë në të gjitha shtetet dhe atë në mënyrë vullnetare. E veçanta është se shumë prind të futbollistëve dhe vet futbollistët, edhe pse të lindur dhe të rritur në shtetet tjera, kanë hjekur dorë dhe vazhdojnë të hjekin dorë nga shumë privilegje që ju ofrohen dhe me zemër kanë pranuar të jenë pjesë e Kombëtares së Kosovës.

Me kalimin e kohës duke ndikuar shumë faktor në shumë raste duke lindur gjenerata të reja të cilat janë shumë më të lidhura me shtetet ku lindin e jetojnë, e ku investohet për ta, edhe neve na është vështirësuar puna që t’i bindim lehtë për të na u bashkangjitur! Kur kësaj t’i shtohet që për lojtarët reprezentativë janë të interesuar vet shtetet në të cilat këta luajnë, pastaj ndikimet anësore të klubeve, skautëve e menaxherëve, pastaj konkurrenca edhe e kombëtareve tjera, ofrimi i kushteve të llojllojshme për t’i përfituar ata, e që kanë mundësi shumë më të favorshme se ne!
Atëherë parashtrohet pyetja si duhet ne t’i bindim? Dhe ne arrijmë çdo ditë t’i bindim. Për t’i tejkaluar të gjitha këto pengesa nga jashtë dhe brenda nevojitet përkujdesje, vëzhgim, kontakte të përhershme, udhëtime të gjata dhe biseda shpesh të mundimshme. Nëse i vlersojmë të gjithë këta faktor drejtë, e që nuk u përmenden të gjitha, pa modesti ne jemi duke e krijuar bazamentin për të ardhmen, duke sjellë në vazhdimësi lojtarë të grupmoshave, të akademive më të fuqishme europiane, të kalibrit reprezentativ. Dhe të mjerët këtë nuk e shofin! Pruerjeve ju thonë ikje! Të konsumuarit dhe të urryerit nga i gjithë kombi të arriturat dhe sukseset i shofin me syrin e tyre korruptiv, pasi që nuk njofin realitet tjetër!
Gjithsesi, ka gjithmonë vend për avancim, për strategji të reja, pasi që ne gjithmonë do të kemi nevojë për futbollistë tonë që rriten jashtë dhe pavarësisht prej rrjedhave, FFK është e gatshme në strategji të reja. E sidomos vlen të potencohet përkushtimi i presidentit Agim Ademi, së bashku me stafin menagjerial të FFK-së në këtë drejtim.

Një problem tjetër është se dashakqinjtë mundohen ta keqpërdorin për qëllime të errëta dhe personale këtë gjë, duke u munduar që ta fajësojnë FFK-në, edhepse ata e dinë me fakte e argumente se realiteti është krejt tjetër. Është një pjesë e lojtarëve dhe prindërve të tyre që bien pre e këtyre matrapazëve, të cilët hedhin helm mbi FFK, pa asnjë argument e fakt! E kur kësaj t’i shtohet politizimi i tepruar i MKRS-së për gjoja “Ligjshmërinë”!?, del se në vend që të përkrah zhvillimin e sportit, ajo kërkon të na kthejë në izolim, ku ishim për afër 30 vite.
E kjo ndihmon që disa lojtarë ta marrin këtë si pretekst që të na shofin si opsion rezervë në planet e tyre! Apo edhe si disa tjerë që shfrytëzojnë vlerat e kombëtares tonë dhe në fund ndërrojnë mendjen me një kombëtare tjetër. Apo disa që na premtojnë se do ta përfaqësojnë Kosovën dhe pas shpines tonë bien pre e joshjeve të një kombëtareje tjeter. Dhe kjo është e pafalshme! Kjo është mashtrim! Për faktin se bëhet fjalë për përfaqësim të shtetit dhe me të gjithë këta kemi qenë dhe jemi të sinqertë e transparent. Kemi investuar kohë dhe mund. Ne jemi të veçant për mirëkuptim, ne nuk imponojmë dhe i përkrahim të gjithë ata të cilët janë të përfshirë në kombëtaret e shteteve të cilat na kanë mbështetur në kohërat më të vështira, siq është rasti me Gjermaninë. Por nuk do të kemi aspak mirëkuptim ndaj të gjithë atyre që mashtrojnë dhe atyre që simulojnë mashtrimin. FFK do të vazhdojë si deri më tani me të gjithë potencialin që ka të qëndroi sa më afër të gjithëve që meritojnë të jenë pjesë e Kombëtares tonë.
Pa privilegj e kushtëzime. Dëshira, vullneti dhe përgjegjësia pastaj janë të tyre! Ku do që të jetosh, sa do të arrish! Do vlerësohesh aq sa respekton vendlindjen e të parëve tuaj.

(Fekmi Kongjeli është përfaqësues i FFK-së për Gjermani dhe menaxher i licencuar në FIFA).

spot_imgspot_img
spot_img

NGJARJE TË TJERA

spot_img
spot_img