spot_img

Kur nuk din me udhëheqë “Shpinë”, e të teket me udhëheqë “katunin”

spot_img

Futbolli në Kosovën, në më pak se 10 vite prej kur është pranuar në shtëpitë e futbollit ndërkombëtarë, atë të UEFA-së dhe FIFA-së, përkundër rezultateve të kombëtares së fundi, ka arritur një përparim të cilin askush nuk e ka imaxhinuar që do të ndodhte kaq shpejt, mjafton të shohim skuadrat e superligës të cilat gati cdo vit po dalin me të paktën një përfaqësues në arenën evropiane, por edhe fillimin e transferimeve të futbollistëve të po kësaj lige, nëpër skuadrat e njohura të Evropës, duke e rritur jo vetëm cilësinë e ligës tonë, por edhe konkurencën mes futbollistëve, sepse tashmë cdo derë e dritare është e hapur, për këdo që ka ambicie e vullnet.
I gjithë ky “kapërcim” i futbollit vendor, nga ai i margjinalizuar, në atë me plotë horizonte, sigurisht se ka ardhur pas një punë të përbashkët jo vetëm të federatës e cila nuk po ndalet me projektet e saja nëpër të gjitha komunat e Kosovës duke rregulluar terrene, e plot projekte tjera si donacione nga UEFA e FIFA, por edhe nga puna e klubeve, të cilët cdo ditë e më shumë po profesionalizohen.

Përkundër kësaj, në horizont dëgjohen zëra të qoroditur të të dështuarve nëpër secilën sferë apo pozicion në raport me futbollin, e që quditërisht duken sikur po shfaqin ambicie për tu afruar në shtëpinë e futbollit kosovarë, pra në FFK.

Janë pikërisht njerëz të cilët për vite me rradhë, si dështak të vërtetë kanë sjellë klubin emblemë jo vetëm të kryeqytetit, Prishtinës, por klubin e gjithë Kosovës e kanë sjellë në pozicion ku mendohet nëse do të mbijetojë në ligën superiore, pra po flasim për klubin i cili ka ditur të turpëroje në Prishtinë edhe klubet më të fuqishme të ligës së dikurshme të ish-Jugosllavisë, e që kanë kontribuar si “super-poëer” për popullatën tonë në atë kohë, duke i bërë të besojnë se asgjë nuk është e pamundur kundër regjimit serb, përkundër represionit të madh.

Janë pikërishtë këta intrigant të cilët arritën që vitin e kaluar të pushtojnë studio televizive me debate televizive duke tentuar ta shëndërrojnë në “nul” vullnetin e njerëzve të futbollit e duke dërgur “bedel” nëpër po ato studio televizive, madje edhe duke manipuluar fëmjë të lëgjendave të futbollit si kandidat për të parin e shtëpisë së futbollit, pa fije turpi e mëshire për ta. Po e themi pa fije turpi sepse tek tani, kur iu dështuan planet, kanë filluar ta nxjerrin kokën si “struci prej zalli”, duke treguar secili, hapur ambiciet për të parin e FFK-së, pra, ambiciet për t’i djegur fëmijët e legjendave.

Jeta na ka mësuar se njeriu kur dështon në një punë, përpiqet që të miret me dicka krejt tjetër, e mesa duket këta individ nuk e kanë marrë ende këtë mësim nga jeta, madje nuk e kanë marrë ende mësimin se nga i penzionuar nuk mund të sjellësh freski në asnjë pozicon.

Këta njerëz mesa duket janë ende në ëndërr, sikur ajo përralla me gomarin: “Kur e han ujku gomarin, e pastaj ai lutet mos jam në ëndërr”, të tillë janë këta persona, po luten mos jemi në ëndërr e nuk na e marrin për “të keqe” njerëzit e futbollit gjithë atë rrëmujë e vrerë që e kemi sjelle mbi ta vitin e kaluar, e mos ndoshta po gjejmë ndonjë biruqkë.

Është e pamundur, njerëzit e futbollit janë të vendosur që zhvatësit, hajdutët, manipuluesit e ndeshjeve por edhe keqpërdoruesit e buxhetit të futbollit nuk do të lejojnë të nëpërkëmbet, kështu të paktën na kanë dëshmuar së fundi, pra na kanë dëshmuar se kë e nxjerrin në pension, thjeshtë i dëshirojnë gëzim të penzionit dhe pleqëri të rehatshme!/Presheva Jonë/

spot_imgspot_img
spot_img

NGJARJE TË TJERA

spot_img
spot_img