Sot kur edhe zyrtarisht partitë politike do të përmbyllin fushatën zgjedhore, kandidati për kryeministër Albin Kurti dhe kandidatja për presidente Vjosa Osmani do të jenë në një debat sonte në RTV Dukagjini dhe KTV.
Ata do të paraqiten përballë analistëve. Për 90 minuta ata do të përgjigjen në temat e ndryshme dhe do të sqarojnë vizionin e tyre për vendin
Formati televiziv është risi dhe nuk i përketë vetëm një studio televizive. Debati transmetohet në RTV Dukagjini dhe KTV prej orës 21:00. /Telegrafi/