spot_img

Kurti mirëpritet nga kryeministri boshnjak

spot_img

Në Sarajevë, kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti u mirëprit nga Kryeministri i Federatës së Bosnjës dhe Hercegovinës, Nermin Nikšić.

Raportet ndërmjet dy vendeve, bashkëpunimi ekonomik, mundësitë e reja dhe mënyrat e rritjes së shkëmbimeve tregtare, kulturore dhe arsimore në njërën anë, dhe zhvillimet e fundit në rajon dhe bashkëpunimi rajonal në anën tjetër ishin temat kyçe të takimit.

Kryeministri e njoftoi kryeministrin Nikšić se nga 1 janari i vitit të ardhshëm, qytetarët e Bonjës dhe Hercegovinës do të mund të udhëtojnë në drejtim të Kosovës me letërnjoftime, siç është paraparë në marrëveshjen e nënshkruar në Berlin në nëntor të vitit 2022 në kuadër të Procesit të Berlinit. Ai bëri thirrje që edhe Bosnja dhe Hercegovina ta ratifikojë këtë marrëveshje sa më parë në mënyrë edhe qytetarët e Republikës së Kosovës të mund të udhëtojnë lirshëm me letërnjoftime në drejtim të këtij vendi të Ballkanit Perëndimor.

Në takimet e sotme, kryeministri Kurti ishte i shoqëruar nga zëvendëskryeministrja e tretë, Emilja Rexhepi, ambasadori Martin Berishaj dhe stafi i kryeministrit.

NGJARJE TË TJERA

spot_img