Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka reaguar pas ndalimit të festivalit “Mirdita, dobar dan”.
Kurti këtë veprim të Serbisë e lidhi me refuzimet e saj të marrëveshjes.
Sipas Kurtit, dje Serbia në vend të artistëve, fjalën ia dhanë grupit te huliganëve të cilët u mblodhën në sheshin e Beogradit për të pamundësuar mbajtjen e festivalit.
Sipas Kurtit, ideja e festivalit u deformua nga dy njerëzit më të afërt të Aleksandar Vuciqit- Aleksandar Vulin dhe Ivica Daciq.
“Pasi refuzoi edhe një herë nënshkrimin e Marrëveshjes Themelore të lehtësuar nga BE-ja, të miratuar nga SHBA-ja, Serbia mbylli të enjten një nismë tjetër të sponsorizuar nga BE, festivalin e “Mirëdita, Dobar Dan”. Një festival kulturor me një histori dhjetëvjeçare të festimit të diversitetit dhe bashkimit të artistëve nga Kosova dhe Serbia, “Mirëdita, Dobar Dan” u rrëmbye nga ZKM i Serbisë Vulin dhe MPB Dacic, të cilët e deformuan atë, përtej njohjes, në një paradë groteske të urrejtjes dhe mesazhe diskriminuese. Në vend të artistëve, fjala iu dha grupeve të huliganëve”, ka shkruar Kurti në platformën “X”.
“Për fat të keq, Serbia ka shfaqur edhe një herë armiqësinë e saj të paepur ndaj gjithçkaje që ka të bëjë me paqen dhe pajtimin”, ka shkruar tutje Kurti.
After refusing once again to sign the EU-facilitated, U.S.-endorsed Basic Agreement, Serbia on Thursday shut down yet another EU-sponsored initiative, “Mirëdita, Dobar Dan”.