spot_img

Kurti: Vdekja e tre fëmijëve në Jabllanicë trishtoi mbarë popullin, njëri prej tyre ishte djali i një polici kufitar

spot_img

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti u ka shprehur ngushëllime familjarëve të tre fëmijëve që humbën jetën në fshatin Jabllanicë të Gjakovës, si pasojë e shembjes së objektit të pabanuar.

Kurti bëri të ditur se njëri nga tre fëmijët që humbën jetën është djali i një polici kufitar.

“Ne emër të të gjithë juve që jeni këtu bashkë me neve si kandidat për këto zgjedhje, më lejoni t’i shprehim ngushëllimet tona të përbashkëta e më të sinqerta tri familjeve në Dukagjin që humbën tre fëmijët e tyre të moshës 14 dhe 15 vjeçarë në Jabllanicë, familjes Mehmeti, Rama dhe Morina. Njëri prej këtyre fëmijëve që ka gjetur vdekjen me rastin e shembjes së një objekti të vjetër është edhe djali i një polici tonë kufitar”, tha Kurti.

Kurti u shpreh se kjo vdekje e trefishtë ka pikëlluar mbarë popullin tonë.

“Me këtë rast, kjo vdekje e trefishtë pa dyshim që ka pikëlluar mbarë popullin tonë, na ka trishtuar të gjithëve. Besoj që familjet do ta gjejnë forcën dhe do ta kenë qeverinë tonë pranë tyre në mënyrë që ta përballojnë këtë mort, ndërkaq tre djelmoshat u prehshin në paqe”, tha Kurti gjatë një tubimi të LVV-së në Prishtinë.

NGJARJE TË TJERA

spot_img