Kënga “Jo nuk ndahet Mitrovica”, është shkruar në vitin 2000 nga regjisori Bekim Lumi .
Vargjet e kangës shprehin profetizmin e tij për fatin e Mitrovicës. Pas dy dekada e gjysmë prej kur vëllau im regjisori Bekim Lumi, i shkrujti me aq sens politik e atdhedashuri këto vargje, profetizmi i tij u bë realitet, shkruan e motra e Bekimit, doktoresha Drita Lumi!
Më poshtë po ua sjelli tekstin e kangës që tash ma i ka pushtue zemrat tona.
P. S. Më duhet të tregoj se në tekstin e plotë të kangës, Bekimi e ka përmend edhe emrin e Xhafer Devës, si simbol të mbrojtjes së Mitrovicës.
Jo nuk ndahet Mitrovica
Bekim LUMI
Pa u farue djem e çika
Jo nuk ndahet Mitrovica
Si kunorë e një Mbretneshe
Midis Ibrit e Sitnicës
Tempull ari e lavdie
Asht qyteti i Mitrovicës
Ibri ja lanë faqet
I jep frymë Shala e Bajgorës
Në zgafellat e minierës
Pulson zemra e Kosovës
Pa u farue djem e çika
Jo nuk ndahet Mitrovica
Jo s’i l’shojmë ne trojet tona
Tanë Kosova ashtë e jona
Një pikë ujë me ia prekë Ibrit
Një çerpik me ia lëkund Trepçës
Çohen peshë Malet e Shalës
Kallën flakë damarët e zemrës
Nga bedenat e kalave
L’shohen vrik shqipet e malit
Kaçanik e Boletin,
tanë Kosova mblohet n’tym
Pa u farue dje djem e çika
Jo nuk ndahet Mitrovica
Jo s’i l’ shojmë ne trojet tona
Tanë Kosova ashtë e jona
Bekim Lumi la pas vete edhe shumë vepra tjera, ai vdiq më 30 korrik të vitit 2018, në moshën 52-vjeçare, por trashëgimia e tij vazhdon të mbetet pasuri kulturore.