spot_img

Kush është biznesmeni nga Juniku që iu sekuestrua pasuria milionëshe: Aktor dhe i afërt me Ramushin

spot_img

Sot është raportuar nga mediat në Shqipëri se Gjykata e Tiranës ka sekuestruar pasurinë e dy personave me vlerë miliona euro ndaj dy shtetasve të huaj, ku njëri nga ta është Hasan Lushi nga Juniku, shkruan Gazeta Metro.

Gjykata e Tiranës ka vendosur sekuestro preventive ndaj pasurisë me vlerë 2.1 milionë euro që u përkiste dy personave të huaj.

Pasuria milionëshe e sekuestruar nga Gjykata e Tiranës i përket R. (A.) S. 47 vjeç lindur në Poloni dhe banues në Olten të Zvicrës si dhe biznesmenit kosovar, Hasan Lushit, 50 vjeçar, nga Juniku i cili gjithashtu jeton në Olten të Zvicrës e i cili ndryshe njihet edhe me emrin Edi Lushi, raporton Gazeta Metro.

Hasan Lushi (Edi) për publikun kosovar njihet me rolin e tij në serialin ‘Vendlindja ime’ është njëri nga protagonistët kryesor në këtë serial e i cili shfaqet aktualisht në Radio Televizionin e Kosovës, përkundër problemeve me gjykatat në Zvicër si dhe veprimtarit e tij të dyshimta në shtete të ndryshme të Europës, Lushi ka luajtur edhe në filmin ‘Bodrumi’, ‘Virus’ dhe ‘Mad Macbeth’.

Gazeta Metro mëson se biznesmeni kontravers, ndryshe Lushi njihet edhe si njeri i afërt me liderin e AAK’së, Ramush Haradinaj, njëherësh edhe ish-kryeministrin e Kosovës.

Afërsia me Hasan Lushi (Edi) me Haradinajn mund të vërehet me një kërkim në Facebook’un e tij.

Hashan Lushi(Edi) është aktualisht person nën hetim nga Prokuroria e qytetit Solothurn të Zvicrës, për veprat penale që lidhen me lojërat e fatit dhe pastrim parash, raporton Gazeta Metro.

Ai gjithashtu është i njohur për veprimtari kriminale në Zvicër, pasi është dënuar nga Gjykata e Olten-Gosen/So në 26 Nëntor 2011 për veprat penale ‘Zhvatje me dashje’, ‘Sulm’, ‘Shtrëngim për dhënie pasurie’, ‘Shkelje e ligjit për armët’, të ndodhura në kohë të ndryshme.

Shtëpia e Hasan Lushit në Junik

Ndërsa bashkëpunëtori i Lushit 47-vjeçari nga Polonia është në kërkim kombëtar në Zvicër, për veprat penale që lidhen me lojërat e fatit dhe pastrim parash.

Pronat e sekuestruar të Lushit dhe bashkëpunëtorit të tij nga Gjykata e Tiranës janë: 3 apartamente në rrugën e Kavajës në Tiranë, njësi tregtare në rrugën e Kavajës në Tiranë, 5500 metër katrorë tokë në Radhimë të Vlorës, asete të një ish-kompanie të transportit ndërkombëtar të mallrave, llogaritë bankare 240 mijë Euro dhe 210 mijë franga zvicerane, si dhe 6 vetura të viteve të fundit.

Gjykata në Tiranë ka bërë të ditur se hetimi ndaj tyre ka filluar para 1 viti, ndërsa ato vijojnë për të zbuluar prona të tjera që rrjedhin nga aktiviteti i tyre kriminal të cilat mund t’i kenë në emër të personave të tjerë apo të bashkëpunëtorëve të tyre.

NGJARJE TË TJERA

spot_img