Ish-deputeti dhe gazetari Milaim Zeka, merr vëmendje gjithmonë me deklaratat e tij. Njëjtë ka ndodhur edhe mbrëmë ku ishte i ftuar në emision bashkë me gruan e tij, Edlira Qefalia.
Zeka ka habitur me përgjigjen e tij kur u pyet nga bashkëshortja e tij se cila është politikanja më e parezitueshme për të, shkruan Express.
“Cila grua në politikë është jo vetëm e zonja por ka edhe dukjen që është e pamundur t’i rezistosh”, ishte pyetja që iu bë atij.
“Me Duda Baljen nuk e ndërroj asnjë. Edhe Atifete Jahjagën”, ka thënë Zeka.
Pas kësaj përgjigje, Edlira duke qeshur tha se të dyja i kanë shoqe të mira dhe se i duan fort.
“Të dyja i kemi shoqe të mira. I duam dhe i përqafojmë fort”, tha bashkëshortja e Zekës./Gazeta Express