Presidenti i Filipineve, Rodrigo Duterte, është ofruar të bëhet personi i parë që i nënshtrohet vaksinës ruse kundër koronavirusit.
“Besoj në vaksinën e prodhuar prej tyre dhe mendoj se ajo do të jetë shumë e mirë për njerëzimin”, tha presidenti Duterte.
Rusia ka pranuar të bashkëpunojë me Filipinet për eksperimentet, furnizimin apo prodhimin e vaksinës.
Filipinet janë mes vendeve me numrin më të lartë infektimeve me COVID-19 në Azi, por zyra e presidentit Duterte sqaroi të martën se vaksina ruse do t’i nënshtrohet fillimisht kontrollit nga administrata a ushqimeve dhe ilaçeve në vend.