spot_img

Kushtrim Sadiku, e braktisë Klan Kosovën, bëhet pjesë e këtij televizioni

spot_img

Shtëpia mediatike e biznesmenit Shkelqim Devolli, Klan Kosova, nga ky muaj ka humbur një prej figurave kryesore, nga fillimi, të këtij ekrani. Fjala është për gazetarin Kushtrim Sadiku, që prej vitesh drejtonte emisionin e tij, ndër më të shikuarit në këtë kanal, ‘Info Magazine’.

Gazetari Kushtrim Sadiku, nga data 1 shtator e këtij viti ka përfunduar bashkëpunimin e tij me Klan Kosova, pas më shumë se 11 vitesh punë në këtë televizion.

Vendimi për largimin e tij nga ky televizion ka ardhur në javët e fundit, kur edhe është njoftuar menaxhmeti për dorëheqjen e tij.

I kontaktuar nga Reporteri.net, Kushtrim Sadiku nuk ka folur për largimin e tij. Ka kërkuar të mos shqetësohet me pyetje, për shkak se ndodhet në pushime.

Megjithatë, edhe pse nuk është bërë ende publik largimi i tij nga ky televizion, Kushtrim Sadiku që nga fillimi i muajt gusht nuk është paraqitur në drejtimin e emisionit të tij ‘Info Magazine’, duke u zëvendësuar në prezantim nga një tjetër gazetare – Linda Dedinca.

Sadiku është figura e dytë kryesore e Klan Kosovës, që largohet brenda një periudhe të shkurtë nga televizioni në pronësi të oligarkut Shkelqim Devolli.

Në fillim të këtij viti, ky televizion u braktis edhe nga themeluesi i tij dhe ish-drejtori Baton Haxhiu. Ky i fundit u zëvendësua me gazetarin Adriatik Kelmendi, i cili la Kohavisionin për të marrë drejtimin e Klan Kosovës, duke e marrë me vete edhe emisionin e tij ‘Rubikon’ për të zënë vendet e shfaqjes së emisioneve të Haxhiut ‘Zona e Debatit’ dhe ‘Zona B’.

Haxhiu pas largimit tha se qëndrimi i tij në këtë televizion rrezikonte punëtorët për shkak të tij.

Sipas informacioneve të besueshme që ka Albanian News, Sadiku do të fillojë punën tek televizioni i ri të cilin po e hap Ilir Tafa, pronari i Kolegjit AAB.

spot_imgspot_img
spot_img

NGJARJE TË TJERA

spot_img
spot_img