Nxënësi Amar Gjota i klasës së shtatë në shkollën fillore “Dardania” në Prishtinë, ka vdekur ditë më parë, ndërsa sot kryetari i kësaj komune Shpend Ahmeti ka njoftuar se edhe ai ishte i prekur nga koronavirusi.
Ahmeti sot ka publikuar emrat 28 pacientëve që kanë vdekur nga Covid-19 dhe në mesin e tyre ishte edhe emri i 13 vjeçarit Amar Gjota.
Amari i lindur në vitin 2007-të, ka vdekur me datë 22 qershor. Lajmin për vdekjen e Gjotës e kishin bërë të ditur edhe nga shkolla e të ndjerit.
Amar Gjota
“Me dhimbjen më të thellë shpirtërore ju njoftojmë se ndërroi jetë nxënësi i shkollës sonë Amar Gjota, klasa VII/4. Ngushëllimet më të sinqerta familjarëve të Amarit dhe gjithë shkollës për këtë humbje të madhe”, kishin shkruar në Facebook në faqen zyrtare të Shkollës “Dardania” në Prishtinë.
Kujtojmë, që gjatë 24 orëve janë raportuar 16 vdekje nga koronavirusi, ndërsa 258 raste të reja./gazetametro.net