spot_imgspot_img

Ky është 45-vjeçari që u gjet pa shenja jete në banesën e tij në Prishtinë

spot_img

Bëhet i ditur identiteti i personit që u gjet i pajetë mbrëmë në banesën e tij në Prishtinë, në një rast që po hetohet nga organet e drejtësisë.

Bëhet fjalë për Jeton Jahja, 45-vjeç, i cili u gjet pa shenja jete i shtrirë në shtrat, në shtëpinë e tij në rrugën “Ismajl Ismajli” në kryeqytet.

Rasti është raportuar rreth orës 19:50 nga vëllai i tij, Nusret Jahja, i cili ka njoftuar Policinë pasi kishte konstatuar se vëllai nuk jepte shenja jete. Në vendin e ngjarjes kanë dalë menjëherë njësitë policore dhe ndihma e shpejtë, ndërsa ekipi mjekësor ka konstatuar vdekjen rreth orës 20:20.

Burime të besueshme nga strukturat e afërta me hetimin bëjnë të ditur se në vendngjarje kanë dalë edhe hetuesit rajonalë dhe Instituti i Mjekësisë Ligjore, ndërsa me urdhër të Prokurorit të Shtetit, rasti është cilësuar si “Hetim mbi vdekjen”.

Trupi i pajetë i 45-vjeçarit është dërguar për autopsi në IML, për të sqaruar shkaqet dhe rrethanat e sakta të vdekjes.

Hetimet janë në vazhdim.

NGJARJE TË TJERA

spot_img