Deputeti i LDK-së, Fatmir Rexhepi, ka abstenuar në votimin e sotëm të qeverisë që do të udhëhiqet nga Avdullah Hoti
Në votim morën pjesë 86 deputetë, 61 deputetë votuan pro, 24 kundër dhe 1 abstenim nga deputeti nga Gjilani i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Fatmir Rexhepi.
Kabineti i ri i Avdullah Hotit do të ketë 16 ministri dhe 4 zëvendëskryeministra.