Kombëtarja e Kosovës të enjten zhvillon një nga ndeshjet më të rëndësishme në histori të saj.
Në stadiumin ‘“Tose Proeski”, me fillim nga ora 20:45, Maqedonia e Veriut dhe Kosova zhvillojnë ndeshjen gjysmëfinale të Play Off të Ligës së Kombeve
‘Dardanët’ në këtë ndeshje do të hynë me shumë mungesa, shkaku i lëndimeve dhe situatës me COVID-19.
Kosova nuk do të mund të llogarisë në shërbimet e Vedat Muriqin, Milot Rashicën, Amir Rrahmanin, Samir Ujkanin, Hekuran Kryeziun dhe Idriz Vocën.
Por, pavarësisht këtyre mungesave, Challandes ka në dispozicion lojtarë të mirë, ku duhet të përzgjedh një formacion fitues.
Formacioni i mundshëm: Muric, Vojvoda, Aliti, Dreshevic, Kololli, Berisha, Shala, Zhegrova, Celina, Zeneli, Nuhiu.