Është vetëm nënkryetar i komunës prej nga vjen, ndërsa pasuria e tij i kalon milionat. Vetëm pasuri të paluajtshme ka në vlerën mbi 1 milionë euro. Është fjala për nënkryetarin e komunës së Skenderajt, Nuredin Lushtakun.
Ai në AKK ka deklarua se posedon shtëpi, banesë, tokë, kontrollim teknik të automjeteve. Nga pasuria e luajtshme ai ka deklaruar se posedon veturë Mercedes në vlerën 30 mijë euro.
Lushtaku mban të kursyera mbi 3700 euro në bankë. Ndërkaq paga e tij mujore është 719 euro. Kështu pasuria e tij në total llogaritet të jetë mbi 1 milionë e 48 mijë euro./Bota sot