Ballkani është kualifikuar në raundin e tretë kualifikues të Ligës së Konferencës.
Kampioni i Kosovës e eliminoi skuadrën malteze, Hamrun me rezultat të përgjithshëm 2-0, shkruan IndeksOnline.
Të udhëhequr nga Ilir Daja, Ballkani është në kërkim të kualifikimit në fazën e grupeve për herë të tretë radhazi.
Portokallezinjtë, në raundin e tretë për kundërshtar do ta kenë skuadrën nga Irlanda e Veriut, Larne.
Ballkani është takuar me këtë skuadër edhe vitin e kaluar, ku kishte fituar të dy ndeshjet, njërën me rezultat 4-1 dhe tjetrën 3-0.