Gjithsejtë 926 persona po trajtohen për COVID-19 në spitalet në Kosovë.
Një gjë të tillë e ka bërë të ditur Shërbimi Spitalor dhe Universitar i Kosovës (SHSKUK).
Sipas njoftimit të SHSKUK-së, 448 prej tyre janë të konfirmuar me koronavirus.
Në respiratorë janë 20 pacientë, në CPAP 22 pacientë, ndërsa 390 janë në oksigjenoterapi.